Putin urdhëron krijimin e Ministrisë së Krizave
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi krijimin e një ministrie të re të quajtur Ministria e Krizave, duke emëruar Alexander Kornikov si ministër të saj dhe si një anëtar të ri të kabinetit të tij.
Siç njofton agjencia IRNA të hënën, dekreti për krijimin e Ministrisë së Krizave në Rusi u publikua në portalin e informacionit ligjor të qeverisë ruse. Në dekretin e nënshkruar nga Putin thuhet: “Duke ndryshuar përbërjen e Këshillit rus të Sigurimit, Alexander Kornikov është zgjedhur Ministër i Mbrojtjes Civile, e Situatës së Krizave dhe i Reduktimit Pasojave të Fatkeqësive në qeverinë ruse, dhe fillon punon në këtë pozicion që nga nënshkrimi i këtij dekreti". Kornikov kishte shërbyer më parë në shërbimet ruse të sigurisë dhe për shumë vite shërbeu si nënkryetar i Gardës Kombëtare.