Mësuesit e shkollave në Amerikë po armatosen
Sipas rrjetit televiziv turk TRT World, mësuesit e shkollave në shtetin amerikan të Teksasit po armatosen.
Raporti shton se Michael Derry, mbikëqyrësi i Shkollës Utopia në Teksas, tha: "Kur një sulmues i mundshëm ecën nëpër mjediset e shkollës dhe e di se këtu ka njerëz që janë të armatosur dhe që bëjnë gjithçka që duhet për të mbrojtur fëmijët, atëherë do të ketë shumë parandalime." Shkollat do të shfaqin një tabelë që thotë: "Kujdes! Shkolla është nën mbrojtjen e personelit të saj të armatosur”. Shkolla në Utopi po armatos instruktorët dhe mësuesit e saj për t'iu kundërvënë sulmuesve. Mësuesit dhe personeli tjetër i shkollës që synojnë të armatosen brenda shkollës duhet të paraqesin një aplikim dhe të marrin një licencë për armë zjarri. Bordi mbikëqyrës i shkollës shqyrton prejardhjen e aplikantëve pas marrjes së aplikacioneve. Në Teksas, ku mbizotëron kultura e mbajtjes së armëve, shumë shkolla e kanë mirëpritur programin. Mësuesit dhe stafi në disa shkolla kanë mbajtur armë që nga të shtënat në Sandy Hook në 2013, por ekspertët janë skeptikë nëse politika të tilla do të parandalojnë të shtënat në shkolla. Në vitin 2019, një studiues i Universitetit Shtetëror të Kalifornisë anketoi 2,900 mësues amerikanë, ku 95,03% e këtyre mësuesve besojnë se nuk duhet të armatosen në klasë.