Zakharova: Ndikimi i NATO-s në Ballkan, është shkatërrues
(last modified Tue, 31 May 2022 12:56:25 GMT )
May 31, 2022 14:56 Europe/Tirane
  • Zakharova: Ndikimi i NATO-s në Ballkan, është shkatërrues

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë e përshkroi ndikimin e NATO-s në Ballkan si "të pamatur dhe shkatërrues".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ditën e hënë duke kritikuar deklaratat e ministres së punëve të jashtme të Britanisë, në një mesazh të publikuar në Telegram, ka shkruar: “Liz Truss e cila është eksperte e historisë dhe gjeografisë, paralajmëroi popullin e Bosnjë-Hercegovinës që t'i mos i besojë Rusisë për shkak të ndikimit të keq të këtij vendi në rajon".

Zakharova në kundërpërgjigje të deklaratave të Truss, ia kujtoi asaj bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi që përdori predha të uraniumit të varfëruar, ndërsa përshkroi ndikimin e NATO-s si "të pamatur dhe shkatërrues" në rajonin e Ballkanit.

Liz Truss këtë deklaratë e bëri gjatë një vizite më 26 maj në Bosnje dhe Hercegovinë, si pjesë e një turneu rajonal për të riafirmuar angazhimin e Britanisë për "paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor".

Duke përmendur shembuj të tjerë të ndikimit të Perëndimit në Ballkan, Zakhazova vuri në dukje se në fillim të Luftës së Dytë Botërore, qeveria jugosllave "i lutej" Britanisë të përballej me Rajesh e Tretë, por Londra e shpërfilli këtë kërkesë dhe madje përfitoi nga lufta për të çuar përpara interesat e saj në Evropa.

Zakharova gjithashtu tha: "Në vitet 1990-ta, Britania, si pjesë e një koalicioni perëndimor, fshehu kontrabandën e organeve njerëzore nga shqiptarët e Kosovës, si dhe tregtinë e mallrave ilegale, përfshirë armët. Veprimet e saj në rajon kanë qenë më shkatërruese se çdo pluhur apo bombë dhe më vdekjeprurëse se murtaja".

Tags