Sberbank e Rusisë reagon ndaj sanksioneve të BE-së
Sberbank, banka më e madhe e Rusisë, të martën pas ndërprerjes së qasjes së saj në SWIFT se deklaroi sanksionet e BE-së nuk do të ndikojnë në operacionet e saj.
Raundi i gjashtë i sanksioneve kundër Rusisë u miratua të hënën në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel, i cili ndërpreu qasjen e Sberbank në sistemin SWIFT, vendosi embargo ndaj një pjese të naftës së Rusisë, ndaloi tre media të tjera shtetërore ruse dhe shtoi më shumë zyrtarë rusë në listën e zezë të sanksioneve të BE. Këto janë prej sanksioneve të përfshirë në këtë paketë të BE.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sberbank e Rusisë në një deklaratë të martën, tha se do të vazhdojë të funksionojë pavarësisht sanksioneve të reja, duke shtuar se kufizimet kryesore në performancën e bankës ishin vendosur qysh më parë.
Më herët (në muajin prill), Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj bankës së madhe ruse, e cila mban një të tretën e totalit të pasurive bankare të Rusisë.
Lufta në Ukrainë ka hyrë në muajin e katërt dhe reagimet për sulmin ushtarak të Rusisë dhe dërgimin e armëve në këtë vend vazhdojnë akoma.
Moska ka paralajmëruar se pajisjet ushtarake të dërguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa për Ukrainën mund të përshkallëzojnë konfliktin në Ukrainë dhe të kenë pasoja të paparashikueshme.