Çmimi i naftës rritet pasi BE-ja redukton importet ruse
Çmimet e naftës kanë arritur nivele të reja shtrenjtimi pasi liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord për një plan për të bllokuar më shumë se dy të tretat e importeve të naftës ruse.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 123 dollarë për fuçi të martën, më e larta në dy muaj. Çmimet për naftën dhe gazin janë rritur në muajt e fundit, të nxitura nga lufta në Ukrainë. Rritja e kostove të energjisë po ushtron presion mbi konsumatorët, duke e bërë më të shtrenjtë ngrohjen e shtëpive dhe mbajtjen e makinës. Tashmë të mbushësh me 55 litra naftë makinën në Angli kushton më shumë se 100 paund. Lufta në Ukrainë i ka shtyrë vendet në Perëndim të shmangin furnizimet ruse me energji. Ndalimi i rënë dakord nga udhëheqësit e BE-së do të parashikojë një ndalim të menjëhershëm të transportit të naftës ruse në bllok përmes detit. Dy të tretat e naftës ruse arrin nga deti. Megjithatë, marrëveshja, e cila pasoi disa javë grindjesh, përfshin një përjashtim të përkohshëm për naftën e tubacionit pas kundërshtimit nga Hungaria. Premtimet e Polonisë dhe Gjermanisë për të ndaluar importimin e naftës së tubacioneve deri në fund të këtij viti do të çojnë në ndalimin e 90% të importeve ruse.