Blackxit, këtë herë në Shtëpinë e Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128016-blackxit_këtë_herë_në_shtëpinë_e_bardhë
Disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë dorëheqjen masive të punëtorëve afrikano-amerikanë "Blackxit" e krahasuan me tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 01, 2022 08:57 Europe/Tirane
  • Blackxit, këtë herë në Shtëpinë e Bardhë

Disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë dorëheqjen masive të punëtorëve afrikano-amerikanë "Blackxit" e krahasuan me tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, që nga fillimi i këtij viti, të paktën 21 punonjës me ngjyrë janë larguar nga Shtëpia e Bardhë ose planifikojnë ta lënë atë së shpejti. Politico në një raport shkroi se punonjësit me ngjyrë të Shtëpisë së Bardhë besojnë se kanë pak mbështetje nga eprorët në mjedisin e tyre të punës dhe kanë pak shanse për t'u promovuar.  Largimi i stafit me ngjyrë nga Shtëpia e Bardhë në muajt e fundit ka qenë aq i dukshëm saqë një zyrtar aktual dhe ish-zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i është referuar ngjarjes si Blackxit. Largimi i parë masiv i stafit të Shtëpisë së Bardhë u bë dhjetorin e kaluar kur Simon Sanders, këshilltar i lartë dhe zëdhënës i Zëvendës Presidentes Kamela Harris, njoftoi dorëheqjen e tij.  Më pas, Tina Flornoy, Ashley Etienne dhe Vincent Evans, këshilltarë të lartë të Harris dhe Cedric Richmond, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, dhanë dorëheqjen. Largimi i një numri të madh punonjësish zezakë të Shtëpisë së Bardhë ka ngritur shqetësime midis vëzhguesve për diversitetin racor në postet qeveritare. Në zgjedhjet e vitit 2020, 22 për qind e votave të hedhura për Joe Biden erdhën nga zezakët.