Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëron për krizën e naftës
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë paralajmëroi se një krizë "shumë më e madhe" se kriza e naftës e viteve 1970-ta po afrohej, e cila do të shoqërohet me probleme furnizimi dhe çmime të larta të karburantit, veçanërisht për Evropën.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Fatih Birol, Drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, në një deklaratë paralajmëroi se për shkak të situatës aktuale të problemeve të furnizimit dhe çmimeve të larta, Evropa gjatë verës mund të përballet me probleme të mundshme të furnizimit me lloje të ndryshme të karburanteve .
Aktualisht, rritja e çmimit të karburanteve po vazhdon në nivelin më të lartë.
Ai theksoi se me fillimin e verës në Evropë dhe SHBA dhe me rritjen e konsumit të energjisë elektrike, kërkesa për karburant do të rritet dhe më pas mund të ketë probleme në furnizimin me naftë, benzinë apo vajguri, veçanërisht në Evropë.
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, një organizatë që bashkon vendet konsumuese të naftës së papërpunuar dhe prodhuesit e veçantë si Britania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Norvegjia, tha se tregjet e naftës së papërpunuar do të jenë të tensionuara gjatë verës.
Duke shpjeguar cenueshmërinë e vendeve evropiane ndaj problemeve të furnizimit me naftë, Birol tha se këto vende nuk varen vetëm nga nafta bruto, por edhe nga importi i produkteve dhe derivateve që përpunohen nga nafta bruto.
Në krizën e vitit 1973, shtetet arabe anëtare të OPEC-ut vendosën të bojkotojnë eksportet e naftës për t'i ndëshkuar shtetet që mbështetnin regjimin sionist në të ashtuquajturën Luftë "Youm Kippur" (Lufta e Ramazanit).
Megjithëse OPEC duke sanksionuar regjimin sionist në vitin 1973, në të njëjtën kohë ndaloi eksportet e naftës së papërpunuar vetëm drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Holandës, por një reduktim prej 30 për qind e ofrimit të naftës në treg, krijoi një spirale globale inflacioni dhe recesioni që ishte i paprecedentë dhe vazhdoi deri në fillim të viteve 1980-ta.
Çmimet e naftës janë rritur prej disa muajsh, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë dhe kontrollit të shpërthimit global të koronavirusit.
Prodhimi i naftës ka qenë pothuajse konstant gjatë kësaj periudhe, por kërkesa për naftë është rritur.
 
							 
						 
						