Erdogan: Nuk do të flasim më me Greqinë
(last modified Thu, 02 Jun 2022 05:58:13 GMT )
Qershor 02, 2022 07:58 Europe/Tirane
  • Erdogan: Nuk do të flasim më me Greqinë

Pas tensioneve mes Ankarasë dhe Athinës, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi ndërprerjen e çdo bisedimi me Greqinë.

Sipas Reuters, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se kishte informuar kolegët e tij që të mos zhvillonin bisedime të mëtejshme dypalëshe me Greqinë. Kjo qasje e re nga Turqia vjen në një kohë kur bisedimet mes dy fqinjëve të trazuar kanë bërë pak përparim. Erdogan së fundmi tha se nuk ka më një person të quajtur Kryeministër i Greqisë. Ai akuzoi liderët grekë për sabotim të shitjes së avionëve luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA-ja në Turqi. Greqia dhe Turqia kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për të drejtën për të shfrytëzuar burimet e energjisë në Egje dhe Mesdhe. Greqia dhe Turqia iu afruan një konfrontimi ushtarak për kërkimin e gazit në Mesdheun lindor. Të dy vendet kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të hapësirës së tyre ajrore dhe detare. Pas tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë, ministri i Jashtëm turk të martën përmendi 14 ishuj grekë në Egjeun lindor, për të cilat Ankaraja dëshiron të sfidojë sovranitetin grek. “Cmilitarizoni këta ishuj tani, përndryshe ne do të ngremë çështjen e sovranitetit”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu për agjencinë e lajmeve Anatolia. Ndërsa tensionet greke me Turqinë përshkallëzohen, forcat e armatosura greke janë në gatishmëri të lartë në Detin Egje.

Tags