Kombet e Bashkuara ndryshuan emrin e Turqisë
(last modified Thu, 02 Jun 2022 15:58:55 GMT )
Qershor 02, 2022 17:58 Europe/Tirane
  • Kombet e Bashkuara ndryshuan emrin e Turqisë

Me kërkesë zyrtare të qeverisë së Turqisë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ndryshuar drejtshkrimin dhe shqiptimin e emrit të këtij vendi në gjuhët e huaja nga Turkey në Türkiye (sipas shqiptimit në gjuhën turke).

Agjencia e Lajmeve Anadolly njoftoi se zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dojarik tha për agjencinë turke të lajmeve se letra e ministrit të jashtëm turk Mevlüt Çavuşoglu i është dërguar organizatës së OKB në gjuhë të huaja në lidhje me ndryshimin e emrit të këtij vendi në "Türkiye".
Ai tha gjithashtu se ndryshimi i drejtshkrimit dhe shqiptimit të emrit të Turqisë nga "Turkey" në "Türkiye" është zbatuar që nga momenti i marrjes së letrës së Çavushoglu.
“Procesi që filloi nën udhëheqjen e presidentit të Turqisë, @RTErdogan me synimin për të rritur vlerën e markës së vendit tonë, po i vjen fundi”, - ka shkruar Cavusoglu në një postim në Twitter.
Ai shtoi: “Me letrën që i dërguam sot sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ne do të regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja që përdoren në këtë organizatë si “Türkiye”.

Tags