Dita e 100-të e luftës në Ukrainë
OKB: Lufta në Ukrainë nuk ka fitues, jepni fund!
Organizata e Kombeve të Bashkuara sot (e premte) deklaroi se lufta Ukrainë-Rusi hyri në ditën e saj të 100-të dhe se konflikti nuk do të ketë fitues.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se faqja informative New Indian Express ka shkruar se Amin Awad, nënsekretari i përgjithshëm dhe koordinatori i OKB-së për Ukrainën, "Kjo luftë nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë fitues, në 100 ditë të kësaj lufte, ne jemi dëshmitarë të vrasjes së njerëzve, shkatërrimit të shtëpive, humbjen e punës së njerëzve dhe rasteve për të përparuar".
Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës hyn në ditën e tij të 100-të në kohën kur Kievi deklaroi se Moska tani ka marrë kontrollin e një të pestës së territorit të Ukrainës.
“Lufta ka shkaktuar dëme të rënda për popullin ukrainas dhe vetëm në më shumë se tre muaj, rreth 14 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, shumica prej tyre gra dhe fëmijë”, tha Amin Awad.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se po punojnë për të reduktuar "ndikimin shkatërrues të luftës në sigurinë ushqimore" duke rifilluar "tregtinë e rëndësishme të drithërave dhe mallrave".
“Ne kemi nevojë për paqe, lufta duhet të përfundojë tani”, thuhet në deklaratën e OKB-së.