Biden mbështet zgjerimin e shpejtë" të NATO-s
Në një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, presidenti amerikan Joe Biden ka mbështetur politikën e zgjerimit të shpejtë të aleancës NATO dhe anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në të - duke marrë parasysh interesat e të gjitha shteteve të NATO-s.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se gjatë një takimi midis presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Uashington, Biden konfirmoi politikën aktuale të zgjerimit të krahut lindor të NATO-s.
Shtëpia e Bardhë në një deklaratë për media, bëri të ditur se të dy palët në këtë takim kanë mbështetur aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.
Joe Biden mbështeti fuqimisht përpjekjet e Stoltenberg për të lehtësuar anëtarësimin e shpejtë në aleancë, e cila do të përfshinte interesat e sigurisë të të gjitha shteteve të NATO-s.
Biden dhe Stoltenberg diskutuan gjithashtu sigurinë dhe forcimin e NATO-s në vazhdim të luftës Rusi-Ukrainë, si dhe përgatitjet për takimin e aleancës më 29 dhe 30 qershor.
Finlanda dhe Suedia njoftuan më 18 maj se dëshirojnë të anëtarësohen në aleancën ushtarake të NATO-s. Por Turqia ndaloi fillimin e bisedimeve të NATO-s dhe bisedimet për anëtarësimin e dy vendeve.