Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po negociojnë një armëpushim pa Ukrainën
Burimet amerikane thonë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë negociuar një armëpushim të mundshëm në Ukrainë pa qeverinë e Kievit.
Sipas këtyre burimeve, qeveria ukrainase nuk mori pjesë në bisedime dhe bisedimet u zhvilluan në mungesë të Kievit. Burimet e lajmeve nuk dhanë detaje specifike për bisedimet e armëpushimit, por theksuan se Uashingtoni nuk kishte ndërmend të ushtronte presion ndaj Kievit për të dorëzuar një pjesë të vendit. Ata gjithashtu vunë në dukje se pavarësisht nga këto konsultime, Uashingtoni aktualisht nuk po përgatitet për një armëpushim në asnjërën anë të konfliktit. Në mungesë të ndonjë marrëveshjeje armëpushimi, rriten akoma më shumë dëmët sic është zgjatja e pacaktuar e konfliktit, e cila po çon në probleme në rritje në ekonominë globale. Shtetet e Bashkuara, ndërkohë, që mundohen t’i japin mbështetje të mjaftueshme Ukrainës, ata këkrojnë t'i jepet fund konfliktit me një zgjidhje paqësore dhe jo me një dorëzim të plotë. Më herët, burimet italiane raportuan se Italia kishte paraqitur propozime në Kombet e Bashkuara dhe G7 për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, duke përfshirë një armëpushim dhe një marrëveshje për territoret e diskutueshme, si dhe një marrëveshje shumëpalëshe për sigurinë në Evropë; Kjo ofertë nuk u pranua nga vendet e tjera perëndimore.