OKB-ja paralajmëron për pasigurinë ushqimore në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128198-okb_ja_paralajmëron_për_pasigurinë_ushqimore_në_botë
Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe institucionet e saj në Gjenevë paralajmëruan për pasojat e tmerrshme të luftës së Ukrainës për sigurinë ushqimore në mbarë botën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 04, 2022 15:13 Europe/Tirane
  • OKB-ja paralajmëron për pasigurinë ushqimore në botë

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe institucionet e saj në Gjenevë paralajmëruan për pasojat e tmerrshme të luftës së Ukrainës për sigurinë ushqimore në mbarë botën.

Drejtori i Programit të OKB për Ushqim deklaroi: "Më shumë se 80 milionë njerëz në Afrikën Lindore po përballen me mungesë të madhe ushqimore për shkak të bllokadës së porteve të Ukrainës dhe pamundësisë për të eksportuar drithë nga ky vend".
Presidenti amerikan Joe Biden e quajti situatën e krijuar në fushën e rritjes së çmimeve të artikujve ushqimore me termin "Shtrenjtësia e Putin" dhe deklaroi se Ukraina aktualisht ka 20 milionë tonë drithë që nuk mund të eksportohen.
Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të lejojë eksportin e sigurt të drithërave të Ukrainës nga portet e Detit të Zi.
Në një bisedë me liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Afrikan në Soçi, Vladimir Putin theksoi se Afrika po përballet me probleme për shkak të mbështetjes së saj në artikujt ushqimorë dhe plehra kimikë ukrainase dhe rusë.
Putin shtoi: "Ne mirëpresim plotësisht eksportet nga portet e kontrolluara nga autoritetet ukrainase, veçanërisht nga portet e Detit të Zi. Ne nuk vendosëm mina në portet e Ukrainës, ishin ukrainasit ata që e bënë këtë. Këtë ua kam thënë shumë herë kolegëve të mi. Ata duhet të pastrojnë minat në mënyrë që anijet të largohen nga këto porte. Ne garantojmë kalimin e tyre të sigurt pa asnjë problem".