Ministri grek i mbrojtjes: Turqia nuk guxon të na sulmojë
(last modified Sat, 04 Jun 2022 13:31:48 GMT )
Qershor 04, 2022 15:31 Europe/Tirane
  • Ministri grek i mbrojtjes: Turqia nuk guxon të na sulmojë

Ministri i mbrojtjes së Greqisë deklaroi se Turqia e di se nëse dëshiron të hyjë në një konflikt ushtarak me Greqinë, do të përballet me pasoja të rënda.

Duke vlerësuar deklaratat e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për Greqinë, Nikolaos Panagiotopoulos deklaroi: "Turqia e di se nëse dëshiron të hyjë në një konflikt ushtarak me Greqinë, do të përballet me pasoja të rënda dhe ne jemi plotësisht të përgatitur".
Nikolaos Panagiotopoulos shtoi se ajo që po e mban larg Turqinë tani prej nesh, është fuqia jonë ushtarake dhe Ankaraja e di se nëse merr masa kundër Greqisë, do të ketë pasoja të rënda.
Lidhur me deklaratat e Erdoganit për kritikat e ashpra ndaj Greqisë dhe ndërprerjen e marrëdhënieve me Athinën, ministri grek i mbrojtjes tha se Erdogan është gjithmonë në vështirësi në vendin e tij.

Tags