"Partygate" e çon Boris Johnson buzë humnerës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128292-partygate_e_çon_boris_johnson_buzë_humnerës
Partia Konservatore Britanike njoftoi të hënën se do të votojë për vazhdimin e udhëheqjes së kryeministrit britanik Boris Johnson.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 06, 2022 14:42 Europe/Tirane

Partia Konservatore Britanike njoftoi të hënën se do të votojë për vazhdimin e udhëheqjes së kryeministrit britanik Boris Johnson.

Sipas kanalit informativ Euronews, Boris Johnson do të humbasë udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht kryesinë e qeverisë britanike nëse humb në këtë proces të votimit. Nga ana tjetër, nëse ai mund të mbajë udhëheqjen e Partisë Konservatore, nuk do të ekzistojë mundësia që të sfidohet lidershipi i tij në krye të partisë edhe për një vit.

Kundërshtarët e Boris Johnson në Partinë Konservatore duhej të mblidhnin 54 nënshkrime nga Kuvendi Popullor për të sfiduar udhëheqjen e tij. Kryetari i Komitetit të vitit 1922 në Partinë Konservatore, i cili është përgjegjës për marrjen e letrave nga delegatët, njoftoi të hënën në mëngjes se ishin mbledhur 54 nënshkrime për organizimin e zgjedhjeve brenda partiake për të përcaktuar fatin e Boris Johnson.

Kryeministri britanik ka qenë nën presion gjatë muajve të fundit për disa festime dhe ahengje të organizuara në zyrën e tij gjatë shpërthimit të pandemisë së virusit Corona.

Votimi në Partinë Konservatore për të përcaktuar fatin e Boris Johnson është planifikuar për të hënën në mbrëmje. Në votim do të marrin pjesë 359 deputetë konservatorë. Duke reaguar ndaj kuorumit të nënshkrimeve të kërkuara për votimin e Konservatorëve, Zyra e Kryeministrit britanik tha se votimi ishte një "mundësi" për t'i dhënë fund polemikave mbi festimet dhe ahengjet e organizuara në zyrën e Boris Johnson.

Kryeministri britanik ka thënë më parë se “merr përgjegjësinë e plotë” për skandalin në zyrën e tij, të njohur si “Party Gate”. Johnson, megjithatë, ka mohuar dorëheqjen nga posti i kreut të partisë dhe i kryeministrit.

Partia Konservatore Britanike do të duhet të zgjedhë një udhëheqës të ri nëse Boris Johnson humbet votën e së hënës.