Gjermania kundërshton shitjen e tankeve në Ukrainë
Burime të informuara thonë se qeveria gjermane është kundër shitjes së tankeve gjermane në Ukrainë për shkak të shqetësimeve se ushtria ukrainase mund t'i përdorë ato tanke të prodhuara nga Gjermania për të sulmuar territorin e Rusisë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se pas kundërshtimit të Gjermanisë për dërgimin e armëve vdekjeprurëse në Ukrainë për t'u përballur me operacionet ushtarake të Rusisë, revista "Der Spiegel" tani ka zbuluar arsyen e kundërshtimit të Berlinit për t'i shitur tanke Kievit.
"Der Spiegel" duke cituar burimeve qeveritare të Gjermanisë, ka shkruar se Berlini nuk po pranon t'i japë tanke gjermane Ukrainës, për shkak të frikës se trupat ushtarake ukrainase mund t'i përdorin ato tanke për të sulmuar territorin e Rusisë.
Burimet gjermane thonë se Berlini beson se krerët e Ukrainës mund t'i përdorin tanket gjermane për të sulmuar dhe për të hyrë në territorin e Rusisë, gjë që kujton veprimet e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Der Spiegel" ka shkruar: "Kjo do të thotë se tanket gjermane do të jenë përsëri në tokën e Rusisë. Kjo është diçka që qeveria gjermane nuk mund t'i besojë Kievit në lidhje me këtë".
Burimet gjermane kanë deklaruar për revistën "Der Spiegel": "Kjo frikë tregon një mosbesim të veçantë të Berlinit ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse industria gjermane e mbrojtjes nuk u lejua të furnizonte me tanke lufte Ukrainën".
Më herët, Andrei Melnik, ambasadori i Ukrainës në Berlin, e quajti kundërshtimin e autoriteteve gjermane për të shitur tanke Leopard-1 dhe mjete luftarake këmbësorie Marder në Kiev, një turp që do të mbetet mend në histori".
Ndërkohë, faqja e informative-analitike "Politico" raportoi, duke cituar burime të informuara, se kundërshtimi i qeverisë amerikane për dërgimin e sistemeve raketore me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë kishte shkaktuar shqetësim dhe dëshpërim tek zyrtarët e Kievit.