Kriza humanitare dhe mundësia e shpërthimit të kolerës në Mariupol
(last modified Tue, 07 Jun 2022 06:02:19 GMT )
Qershor 07, 2022 08:02 Europe/Tirane
  • Kriza humanitare dhe mundësia e shpërthimit të kolerës në Mariupol

Një zyrtar ukrainas thotë se forcat ruse në qytetin port të Mariupolit kanë filluar masat e përmirësimit të shëndetit publik pas një rritjeje të vdekjeve të raportuara nga shpërthimi i mundshëm i kolerës.

Sipas BBC, Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, tha se situata humanitare në qytet po përkeqësohej dhe se banorët e mbetur të qytetit vuajnë nga mungesa e ujit dhe ushqimit. Deklaratat e z. Andriushchenko nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia ka kapur rob 2500 trupa ukrainase të cilët ishin duke mbrojtur fabrikën e çelikut Azofestal në Mariupol. Trupat ishin nga Batalioni Azov që qëndruan në fabrikën e çelikut ndërsa ushtria ruse po përparonte në portin e Mariupolit. Përfundimisht këta trupa u dorëzuan në maj. Zyrtarët ukrainas thonë se që nga fillimi i luftës, sipas varrezave masive të zbuluara deri më tani, të paktën 22,000 njerëz janë vrarë në qytetin jugor të Mariupolit. 5000 trupa të tjerë janë zbuluan rreth qytetit deri në mes të marsit.

 

Tags