Johnson mbetet kryeministër i Britanisë
(last modified Tue, 07 Jun 2022 18:50:18 GMT )
Qershor 07, 2022 20:50 Europe/Tirane
  • Johnson mbetet kryeministër i Britanisë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka fituar sot edhe një betejë, atë të mocionit të mosbesimit, por me një diferencë shumë të vogël.

Johnson do të vazhdojë të jetë kryeministër, por autoriteti i tij është zbehur dukshëm. Siç raporton Reuters, Johnsonin e mbështetën 211 deputetë, kurse 148 tjerë votuan kundër tij, ka bërë të ditur Graham Brady, kryetar i Komitetit që mbikëqyri votimin. Johnson siguroi mbështetjen e 59 për qind të votave të deputetëve të tij, madje kjo përqindje ishte më e ulët sesa ajo që e kishte arritur paraardhësja e tij Theresa May kur në votëbesim fitoi 63 për qind – pra në mocionin e iniciuar kundër saj në vitin 2018. Johnson në vitin 2019 u shpall kryeministër i Britanisë së Madhe, por së fundmi është në presion të madh pas raportimit për organizim të ahengjeve në kohën e pandemisë së COVID-19, kur kishte kufizime në tërë Britaninë. Edhe pse i mbijetoi votëbesimit në grupin parlamentar të partisë së tij konservatore, Kryeministri britanik Boris Johnson, kërkon ta mbyllë  këtë kapitull vështirësish qeverisëse, ndërkohë që kundërshtarët e tij dhe analistët politikë mendojnë se kryeministri i ka muajt e numëruar.

 

Tags