Rritet çmimi i naftës ne tregun global
Qershor 07, 2022 16:21 Europe/Tirane
Çmimet e naftës kanë arritur nivele të reja shtrenjtimi pas shkurtimit të importeve të naftës ruse.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit mbi 120 dollarë për fuçi të martën. Nafta e OPEK-ut u rrit me 5, 6 dollarë dhe u shit me 119,9 $ për fuçi. Çmimet për naftën dhe gazin janë rritur në muajt e fundit, të nxitura nga lufta në Ukrainë. Embargoja e rënë dakord nga udhëheqësit e BE-së që parashikon një ndalim të menjëhershëm të transportit të naftës ruse në bllok përmes detit ka ndikuar në këtë rritje çmimesh. Premtimet e Polonisë dhe Gjermanisë për të ndaluar importimin e naftës së tubacioneve deri në fund të këtij viti do të çojnë në ndalimin e 90% të importeve ruse.
Tags