Erdogan paralajmëron Greqinë të demilitarizojë ishujt e Egjeut
(last modified Thu, 09 Jun 2022 18:53:26 GMT )
Qershor 09, 2022 20:53 Europe/Tirane
  • Erdogan paralajmëron Greqinë të demilitarizojë ishujt e Egjeut

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar sot Greqinë të demilitarizojë ishujt në detin Egje, duke thënë se rekomandimi i tij “nuk është një shaka”.

Turqia ka thënë se Greqia ka shtuar prezencën e saj ushtarake në kundërshtim të traktateve që garantojnë statusin e paarmatosur të ishujve në detin e Egje, duke argumentuar se ishujt i janë lënë Greqisë bazuar pikërisht në garancinë se do të mbeten të demilitarizuara. “Ne ftojmë Greqinë të ndalojë armatimin e ishujve që kanë status të demilitarizuar, në përputhje me traktatet ndërkombëtare,“ tha Erdogan në ditën e fundit të manovrave ushtarake që Turqia po zhvillon në Izmir, në qytetin bregdetar të Egjeut. “Nuk po bëj shaka, e kam seriozisht. Ky komb është i vendosur”, tha ai. Erdogan shtoi: “Ne paralajmërojmë Greqinë të qëndrojë larg ëndrrave dhe veprimeve për të cilat mund të pendohet, dhe të vijë në vete. Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Egje, ashtu siç nuk do të tërhiqet nga të drejtat e saj që lindin nga marrëveshja ndërkombëtare”. Greqia pretendon se Turqia i keqinterperton qëllimisht traktatet prandaj mund të mbrohet nga veprimet e Ankarasë.

 

Tags