Identifikimi i 150 rasteve të lisë së majmunit në Gjermani
(last modified Fri, 10 Jun 2022 18:49:22 GMT )
Qershor 10, 2022 20:49 Europe/Tirane
  • Identifikimi i 150 rasteve të lisë së majmunit në Gjermani

Lija e majmunëve është në rritje në Gjermani, me qendrat shëndetësore që raportuan 37 raste të reja në 24 orët e fundit.

Virusi i lisë së majmunit, i cili është zbuluar në Afrikë që nga vitet 1980, është përhapur së fundmi në Evropë dhe Amerikën e Veriut dhe po përhapet me shpejtësi. Simptomat e kësaj sëmundje janë pothuajse të ngjashme me ato të lisë njerëzore dhe vdekshmëria që rezulton është shumë e ulët. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, deri më tani në Gjermani janë regjistruar 150 raste me virusin e lisë së majmunit dhe qendra e vaksinimit ka rekomanduar që personat në rrezik të vaksinohen. Përhapja e këtij virusi, e cila filloi në fillim të muajit të kaluar, është konfirmuar në 31 shtete. Britania me 322 raste, Spanja me 259 raste, Portugalia me 191 raste, Gjermania me 150 raste dhe Kanadaja me 111 raste kanë regjistruar më së shumti raste me këtë virus deri më tani. Thuhet se fuqia dhe shpejtësia e transmetimit të këtij virusi nuk është e lartë, por në Gjermani për të infektuarit janë përcaktuar 21 ditë karantinë.

 

Tags