Kufiri midis Khersonit dhe Krimesë do të hiqet së shpejti
Një zyrtar pro-rus në rajonin Kherson të Ukrainës ka njoftuar se kufiri midis këtij rajoni dhe Krimesë do të hiqet në të ardhmen e afërt.
Al-Jazeera citoi nënkryetarin pro-rus të qytetit Kherson në Ukrainë të thoshte të premten se kufiri midis Khersonit dhe Krimesë do të hiqet në të ardhmen e afërt. Lajmi vjen pasi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha dje se disa zona të Khersonit ishin rimarrë pas një kundërsulmi të forcave ukrainase. Më herët, agjencia zyrtare ruse e lajmeve citoi nënkryetarin e qeverisë civile-ushtarake të qarkut Kherson, të ketë thënë se qeveria e emëruar nga Rusia po i kërkonte zyrtarisht Moskës të krijonte një bazë ushtarake në zonë. Ai e quajti ngritjen e kësaj baze të domosdoshme dhe garanci sigurie për rajonin dhe banorët e tij. Në një operacion special kundër Ukrainës, Rusia pushtoi rajonin Kherson, i cili kufizohet me gadishullin e Krimesë. Moska e ka nën kontroll Krimenë që nga viti 2014. Moska ka emëruar një qeveri të re në Kherson dhe ka futur monedhën e saj rublën në këtë qytet.