Drejtuesit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë po udhëtojnë drejt Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128582-drejtuesit_e_gjermanisë_francës_dhe_italisë_po_udhëtojnë_drejt_ukrainës
Një media gjermane raportoi për vizitën e kancelarit gjerman në Ukrainë bashkë me presidentët e Francës dhe Italisë. Vizita do të bëhet para samitit të G7.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2022 04:19 Europe/Tirane
  • Drejtuesit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë po udhëtojnë drejt Ukrainës

Një media gjermane raportoi për vizitën e kancelarit gjerman në Ukrainë bashkë me presidentët e Francës dhe Italisë. Vizita do të bëhet para samitit të G7.

Sipas gazetës gjermane Bildam Sontag, kancelari gjerman Olaf Schultz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi do të udhëtojnë në Ukrainë përpara samitit të G7 në fund të qershorit. Qeveria franceze dhe ajo italiane nuk e kanë komentuar ende këtë lajm. Asnjë nga tre udhëheqësit nuk ka udhëtuar në Kiev që nga evazioni ushtarak kundër Ukrainës i nisur nga Moska më 24 shkurt. Presidenti francez thuhet se ka vazhduar të mbajë kontakte me presidentin rus Vladimir Putin që nga fillimi i luftës.   Pozicioni i tij është kritikuar nga disa vende të Evropës Lindore dhe ato Balltike. Ata thonë se qëndrimi i Macron minon përpjekjet për ta sjellë Putinin në tryezën e bisedimeve. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lyene premtoi të shtunën se Bashkimi Evropian javën e ardhshme do t'i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në BE. Von der Lyene  më herët ka bërë një vizitë të papritur në Kiev ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky.