"Kim Jong Un" ri-mbështet Putinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128604-kim_jong_un_ri_mbështet_putinin
Lideri i Koresë së Veriut përsëriti mbështetjen e tij të plotë për presidentin rus Vladimir Putin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 12, 2022 13:22 Europe/Tirane

Lideri i Koresë së Veriut përsëriti mbështetjen e tij të plotë për presidentin rus Vladimir Putin.

Pheniani ka theksuar kohët e fundit lidhjet e tij të ngushta me Moskën, pavarësisht kritikave në rritje nga komuniteti ndërkombëtar për evazionin rus ndaj Ukrainës. Në vitin 2019, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un zhvilloi takimin e tij të parë me Putinin në qytetin lindor të Rusisë, Vladivostok.  Sipas ISNA, Agjencia zyrtare e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) publikoi një mesazh të Presidentit Kim Jong Un drejtuar Vladimir Putin, ku njoftonte: Populli rus ka një "kauzë të drejtë" në mbrojtjen e nderit dhe sigurisë së vendit të tij dhe ka arritur sukses të madh, duke u përballur me shumë sfida dhe vështirësi. Kjo është arsyeja pse populli i Koresë së Veriut shpreh mbështetjen e tij të plotë për popullin e Rusisë. Referimi i liderit të Koresë së Veriut për luftën Rusi-Ukrainë si një "kauzë e drejtë" për të mbrojtur sigurinë e Rusisë, është shenjë e dekadave të fundit të  marrëdhënieve të ngushta dypalëshe. Kreu i Koresë së Veriut gjithashtu shprehu besimin se marrëdhëniet miqësore midis Moskës dhe Phenianit do të mbeten të forta në të gjitha fushat dhe në përpjekjet për të mbrojtur drejtësinë ndërkombëtare dhe për të garantuar sigurinë globale.