Rusia fiton 93 miliardë euro nga shitja e naftës dhe gazit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128638-rusia_fiton_93_miliardë_euro_nga_shitja_e_naftës_dhe_gazit
Rusia fitoi më shumë se 93 miliardë euro nga eksportet e lëndëve djegëse fosile gjatë 100 ditëve të para të luftës në Ukrainë, tha një institut i pavarur.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 13, 2022 09:07 Europe/Tirane
  • Rusia fiton 93 miliardë euro nga shitja e naftës dhe gazit

Rusia fitoi më shumë se 93 miliardë euro nga eksportet e lëndëve djegëse fosile gjatë 100 ditëve të para të luftës në Ukrainë, tha një institut i pavarur.

Lufta Rusi-Ukrainë filloi më 24 shkurt si përgjigje ndaj indiferencës perëndimore ndaj shqetësimeve të sigurisë së Moskës. Që nga fillimi i luftës, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane kanë adoptuar qasjen e kërcënimeve dhe sanksioneve ekonomike, përfshirë ato në fushën e naftës dhe gazit të Rusisë. Ukraina po ushtron gjithashtu presion ndaj vendeve perëndimore për të pezulluar çdo tregti me Rusinë. Sipas AFP, Qendra për Studime të Energjisë dhe Ajrit të Pastër (CREA) me qendër në Finlandë njoftoi të dielën shitjen e 93 miliardë eurove të naftës dhe gazit rus, duke shtuar se shumica e këtyre importeve janë bërë në vendet e BE-së.  Bashkimi Evropian importoi rreth 57 miliardë euro naftë nga Rusia gjatë 100 ditëve të para të luftës në Ukrainë.  Në prill, The Wall Street Journal raportoi se eksportet e naftës ruse ishin rritur me 300,000 fuçi në ditë vetëm në muajin e parë.  Importuesit më të mëdhenj të naftës nga Rusia gjatë kësaj periudhe ishin Kina (me 12 miliardë e 600 milionë euro), Gjermania (me 12 miliardë e 100 milionë euro) dhe Italia (me 7 miliardë e 800 milionë euro). Ndërkohë, Amos Hachtstein, këshilltari i lartë i qeverisë amerikane për sigurinë globale të energjisë, në një takim të komitetit të Senatit të enjten pranoi se Rusia tani fiton më shumë nga tregtia e saj me lëndë djegëse fosile sesa para operacionit të saj ushtarak në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore.  Zyrtari, i cili më parë shërbeu si i dërguar i SHBA-së për sigurinë energjetike, gjithashtu theksoi se çmimet globale të energjisë, të cilat më parë ishin rritur dhe me sa duket ishin shtuar nga sanksionet perëndimore kundër Rusisë, e kishin ndihmuar Moskën të reduktonte ndikimin e kufizimeve perëndimore. Megjithëse eksportet e naftës të Rusisë kanë rënë dhe ajo është detyruar të shesë naftën e saj me çmime më të ulëta në tregjet ndërkombëtare, Rusia ka përfituar nga rritja e çmimeve globale të energjisë. Bashkimi Evropian kohët e fundit ka filluar një embargo graduale ndaj importeve të naftës nga Rusia. Duke qenë se unioni është shumë i varur nga gazi rus, ai ende nuk ka vendosur për një embargo gazi. Megjithëse një numër vendesh, përfshirë Poloninë, Finlandën dhe shtetet baltike, kanë punuar shumë për të reduktuar importet e energjisë nga Rusia, ka vende të tjera, duke përfshirë Kinën, Indinë, Emiratet e Bashkuara Arabe ose Francën, sipas institutit kërkimor që i kanë rritur blerjet e këtij produkti.