11 dollarë rritje e çmimit të grurit në tregjet botërore
(last modified Mon, 13 Jun 2022 21:20:25 GMT )
Qershor 13, 2022 23:20 Europe/Tirane
  • 11 dollarë rritje e çmimit të grurit në tregjet botërore

Vlera e grurit në tregjet botërore u rrit sot (e hënë) në 11.25 dollarë.

Çmimet e disa ushqimeve dhe mallrave në tregjet botërore po rriten pas luftës Rusi-Ukrainë; Ndër këto, çmimet e mallrave bazë janë në plan të parë. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, sot çmimi i grurit u rrit me 11.25 dollarë dhe u shit me 1096 dollarë. Çmimi i misrit, i cili përdoret si ushqim për kafshët, u rrit me 3,25 dollarë dhe tregtohet me 723 dollarë. Çmimet botërore u rritën gjatë shpërthimit të virusit Korona dhe arriti kulmin gjatë luftës Rusi-Ukrainë dhe trendi vazhdon akoma. Çmimet e grurit janë rritur më shumë se 50 për qind gjatë tre muajve të konfliktit Moskë-Kiev, të cilët furnizojnë 30 për qind të grurit në botë. Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë mangësitë në furnizimin global të ushqimit; Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar dy ditë më parë se një fatkeqësi ushqimore është e pashmangshme.