Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe do të transferohen nesër në Ruanda
(last modified Tue, 14 Jun 2022 07:39:30 GMT )
Qershor 14, 2022 09:39 Europe/Tirane
  • Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe do të transferohen nesër në Ruanda

Sipas një vendimi të gjykatës në Londër, azilkërkuesit që mbërritën në Britaninë e Madhe do të transferohen sot në Ruandë.

Sipas Euroneës, gjyqësori britanik hodhi poshtë të hënën ankesën kundër planit të diskutueshëm të qeverisë britanike për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruandë. Sipas mediave, me verdiktin e drejtësisë britanike tashmë i është hapur rruga fluturimit të parë për ditën e martë. Pavarësisht kritikave nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut, Kombet e Bashkuara dhe organizatat joqeveritare, qeveria konservatore e Boris Johnson, në kundërshtim me standardet humanitare, pretendon se dëshiron të pengojë emigrantët të kalojnë Kanalin Anglez! Qeveria britanike synon të parandalojë hyrjen e paligjshme në vend duke dërguar azilkërkuesit në më shumë se 6000 kilometra larg Londrës, që është një kujtesë e politikës së ndjekur nga Australia. Sipas Euroneës, që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 10,000 emigrantë kanë kaluar kanalin anglez për të arritur në brigjet britanike.

Tags