Blihen 110,000 doza të vaksinës së lisë në Bashkimin Evropian
(last modified Wed, 15 Jun 2022 07:25:35 GMT )
Qershor 15, 2022 09:25 Europe/Tirane
  • Blihen 110,000 doza të vaksinës së lisë në Bashkimin Evropian

Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se do të blejë dhe shpërndajë rreth 110,000 doza të vaksinës për të ndihmuar në luftimin e lisë së majmunit.

Sipas Euronews, zyrtarët e unionit thonë se vaksinat, të prodhuara nga kompania daneze Bavarin Nordic, janë specifike për linë, por do të jenë gjithashtu efektive kundër lisë së majmunëve. Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së Stella Kyriakides tha: “Përmes marrëveshjes së nënshkruar sot, ne garantojmë se shtetet anëtare se do të kenë akses në këto vaksina shumë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit në rrezik nga lija e majmunëve. Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se do të fillojë dërgimin e vaksinës në shtetet anëtare deri në fund të qershorit dhe marrëveshja do të përfshijë edhe Norvegjinë dhe Islandën. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se që nga fillimi i majit, 1285 raste të lisë janë konfirmuar në 28 vende jashtë Afrikës. Bashkimi Evropian (BE) thotë se rreth 900 raste janë raportuar në 19 vende në të gjithë bllokun.

Tags