Amerika pohon rritjen e të ardhurave të Rusisë nga nafta
Zv/sekretari i amerikan i thesarit të Amerikës pranoi se të ardhurat e Rusisë nga nafta janë rritur pavarësisht sanksioneve.
Wally Adeyemo, zëvendëssekretari amerikan i thesarit, deklaroi: “Pavarësisht rënies së eksporteve të naftës bruto të Rusisë, të ardhurat e Rusisë nga nafta janë rritur dhe si rezultat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj duhet të gjejnë mënyra për të reduktuar të ardhurat e Moskës nga nafta përmes masave të tilla si vendosja e një tavani të çmimit të blerjes së naftës nga Rusia".
Në maj të vitit 2022, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se të ardhurat e Rusisë nga nafta ishin rritur me 50 për qind që nga fillimi i vitit, duke arritur në 20 miliardë dollarë në muaj.
Kjo është në kohën kur Bashkimi Evropian ka pjesën më të madhe në eksportet e naftës së Rusisë.
Amerika është duke u konsultuar me aleatët e saj aziatikë dhe evropianë për të vendosur një kufi çmimi për naftën bruto të Rusisë, duke kufizuar kështu të ardhurat e naftës së Rusisë nga rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar.
Sipas Wally Adeyemo, Uashingtoni nuk ka vendosur një embargo të plotë tregtare ndaj Rusisë dhe edhe nëse e bën, ndikimi i saj në ekonominë ruse do të jetë shumë i kufizuar, pasi vëllimi i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve është i kufizuar.
Qendra për Studime të Energjisë dhe Ajrit të Pastër (CREA), me qendër në Finlandë, tha në raportin e saj të fundit se Rusia fitoi më shumë se 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile gjatë 100 ditëve të para të luftës në Ukrainë.