Gafa e Sullivanit për koston e sanksioneve kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i128810-gafa_e_sullivanit_për_koston_e_sanksioneve_kundër_rusisë
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë foli për koston e sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë kur mbajti një fjalim në një institut kërkimor në Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 17, 2022 09:02 Europe/Tirane
  • Gafa e Sullivanit për koston e sanksioneve kundër Rusisë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë foli për koston e sanksioneve të SHBA-së kundër Rusisë kur mbajti një fjalim në një institut kërkimor në Shtetet e Bashkuara.

Sipas IRNA; Jake Sullivan bëri një gabim në një intervistë me grupin e ekspertëve të Qendrës së Sigurisë së Re Amerikane dhe pranoi koston e kapjes së jahteve ruse për qeverinë amerikane. "E dini cila është gjëja më e pakuptimtë, është ajo kur kapim një nga këto anije turistike dhe duhet të paguajmë për mirëmbajtjen e tyre" tha këshilltari i sigurisë kombëtare në qeverinë amerikane ndërsa mikrofoni i tij ishte ende i ndezur. Qeveria federale paguan për mirëmbajtjen sipas ligjeve të konfiskimit të pronës. Pas gafës së Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, video e fjalimit të tij është fshirë nga YouTube dhe të gjitha rrjetet sociale edhe pse njerëzit e kanë postuar videon në llogarinë e tyre në Tëitter. Katër muaj pas luftës në Ukrainë, reagimet ndaj ofensivës ushtarake ruse, dërgesës së armëve në Ukrainë dhe pasojave të tyre politike, ushtarake, ekonomike dhe sociale vazhdojnë akoma.