Evropa i kthehet qymyrit pasi Rusia redukton flukset e gazit
Blerësit më të mëdhenj të gazit rus në Evropë po garojnë për të gjetur furnizime alternative dhe mund të djegin më shumë qymyr për të përballuar flukset e reduktuara të gazit nga Rusia që kërcënojnë një krizë energjetike në dimër nëse depozitat nuk rimbushen.
Gjermania, Italia, Austria dhe Holanda kanë sinjalizuar se termocentralet me qymyr mund të ndihmojnë kontinentin në mes të një krize që ka bërë që çmimet e gazit të rriten, ndërsa politikëbërësit evropianë po luftojnë me inflacionin e lartë. Flukset e gazit rus drejt Gjermanisë përmes gazsjellësit Nord Stream 1, rruga kryesore që furnizon ekonominë më të madhe të Evropës, vazhdonin të qarkullonin me rreth 40% të kapacitetit të hënën. Ukraina tha se tubacionet e saj mund të ndihmojnë në plotësimin e çdo boshllëku në furnizim nëpërmjet Nord Stream 1,por Moska ka thënë më parë se nuk do të pomponte më shumë gaz nëpër tubacionet që Ukraina nuk i ka mbyllur ende. Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë tha se rikthimi i termocentraleve me qymyr mund të shtojë deri në 10 gigavat kapacitet në rast se furnizimi me gaz nga Rusia arrin nivele kritike.