Ndihma aktuale ushtarake për Ukrainën nuk mjafton
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129034-ndihma_aktuale_ushtarake_për_ukrainën_nuk_mjafton
Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për mbrojtjen e Ukrainës dhe duhet bërë më shumë për të siguruar llojin e armëve të nevojshme, thotë një institut polak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 21, 2022 15:29 Europe/Tirane
  • Ndihma aktuale ushtarake për Ukrainën nuk mjafton

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për mbrojtjen e Ukrainës dhe duhet bërë më shumë për të siguruar llojin e armëve të nevojshme, thotë një institut polak.

Në një postim për Institutin polak të Çështjeve Ndërkombëtare, analisti Marcin Andrzej Piotrowski thotë se shkalla dhe ritmi i ndihmës ushtarake duhet të rritet. Sipas tij, që Rusia të humbasë iniciativën, forcat e Ukrainës duhet të rrisin manovrimin e tyre me tanke dhe mjete luftarake të reja. Ai shtoi: “Për të mbrojtur Ukrainën në një afat të gjatë, do të jetë e nevojshme të riarmatoset aviacioni i saj me avionë perëndimorë, para së gjithash me avionë sulmues A-10”. Siç ka vlerësuar ai, , “flota e vogël aktualisht dhe mbrojtja e bregdetit e Ukrainës gjithashtu nuk mundësojnë zhbllokimin e porteve të saj”.