Paralajmërim për përhapjen e "lisë së majmunit" në Amerikë
(last modified Wed, 22 Jun 2022 12:34:17 GMT )
Qershor 22, 2022 14:34 Europe/Tirane
  • Paralajmërim për përhapjen e

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë ngritur nivelin e paralajmërimit pasi lija e majmunëve është përhapur në 20 shtete të Amerikës.

Përhapja e lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë që Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të rrisin nivelin e paralajmërimit në nivelin e dytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do të thotë një mesazh i kujdesit të veçantë për qytetarët amerikanë, raportoi agjencia e lajmeve IRNA të mërkurën, duke cituar faqen e informative Hill.

Sipas këtij paralajmërimi, qytetarët amerikanë gjatë udhëtimit, duhet të vënë në rend dite kujdesin e nevojshëm.
Ka pasur 110 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani.
Sipas raportit, deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është raportuar asnjë vdekje nga lija e majmunëve, por po bëhen përpjekje për të identifikuar dhe vaksinuar personat me këtë sëmundje ose ata që janë të ekspozuar ndaj saj. 
Më herët, rasti i parë i lisë së majmunit u raportua në mesin e trupave amerikane në bazën ushtarake amerikane në Shtutgart të Gjermanisë.
Që nga fillimi i majit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se një mijë raste të lisë së majmunëve në 29 vende jashtë Afrikës.
Simptomat e hershme të lisë së majmunit përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, nyje limfatike të fryra, të dridhura dhe lodhje.

Tags