Zelensky kërkon paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë
Disa burime informative kanë njoftuar se presidenti i Ukrainës ka kërkuar vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.
Rusia nisi një operacion ushtarak ndaj Ukrainë më 24 shkurt pas veprimeve provokuese të NATO-s në kufijtë e saj dhe vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm që nuk arritën të ulin tensionet dhe t'i japin fund konfliktit në Ukrainë, por gjithashtu dërguan pajisje luftarake dhe armë në Ukrainë duke shtuar më shumë tensionet.
Agjencia e lajmeve Tass njoftoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të fundit u bëri thirrje aleatëve evropianë të Kievit që të fillojnë punën për paketën e shtatë të sanksioneve kundër Rusisë.
Zelensky theksoi se Rusia duhet të ndiejë rritjen e vazhdueshme të presionit për luftë dhe për këtë qëllim nevojitet një grup i ri masash sanksionesh të BE-së "sa më shpejt të jetë e mundur".
Udhëheqësit e BE-së janë zotuar të vazhdojnë presionin ndaj Moskës pas miratimit të një pakete të gjashtë masash kufizuese, duke përfshirë një ndalim të pjesshëm të importeve të naftës ruse.
"Otava po planifikon një ligj që do të lejojë konfiskimin e aseteve të sanksionuara të Rusisë," - u tha gazetarëve ministrja e jashtme kanadeze Christia Freeland dje në një konferencë ekonomike në Toronto.
Gjatë një vizite në Kanada të hënën, sekretarja e amerikane e thesarit, Janet Yellen tha se Uashingtoni është në bisedime me aleatët e tij për të kufizuar më tej të ardhurat e Rusisë nga nafta duke vendosur një kufi çmimi për naftën e papërpunuar ruse.