Borrell: Ne e zgjidhëm ngërçin në bisedimet e Vjenës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129208-borrell_ne_e_zgjidhëm_ngërçin_në_bisedimet_e_vjenës
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ndodhur për një vizitë në Iran, në Twitter shkroi se ne kemi zgjidhur ngërçin në bisedimet e Vjenës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 26, 2022 04:34 Europe/Tirane
  • Borrell: Ne e zgjidhëm ngërçin në bisedimet e Vjenës

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ndodhur për një vizitë në Iran, në Twitter shkroi se ne kemi zgjidhur ngërçin në bisedimet e Vjenës.

Sipas IRNA, Borrell në llogarinë e tij në Twitter shkroi:  Rezultati i rëndësishëm i vizitës sime në Iran është se ne kemi zgjidhur ngërçin e fundit dhe bisedimet për marrëveshjen bërthamore do të rifillojnë.  Shefi i politikës së jashtme të BE-së, i cili pas një takimi me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Iranin Robert Mali në krye të një delegacioni diplomatik mbërriti të premten në Teheran, mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian dhe pasi njoftoi rifillimin e bisedimeve të Vjenës, gazetarëve u tha: Bisedimet do të vazhdojnë pas udhëtimit tim dhe ekipi im do të jetë ai që do të lehtësojë procesin e bisedimeve.  Ministri i Jashtëm iranian gjithashtu deklaroi se me përfaqësuesin e lartë të bashkimit evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë kemi pasur bisedime të detajuara, të thella dhe të sakta për kërkesat e Iranit dhe shtoi: Ne në ditët në vijim jemi gati të rifillojmë bisedimet për heqjen e sanksioneve në Vjenë ndërkohë që përfitimi ekonomik i popullit iranian është i rëndësishëm për qeverinë. Borrell, i cili më 11 mars 2022 bëri thirrje për një rishikim dhe frymëmarrje të dialogut, tha: Frymëmarrja nuk duhej të zgjaste tre muaj. Kjo ndërprerje duhet të prishet dhe duhet të shpejtojmë punën. "Marrëveshja e Vjenës është e rëndësishme për të gjithë botën," tha ai. Nëse marrëveshja jonë historike arrihet, kjo do të jetë edhe më e rëndësishme, Pasi ajo i jep Iranit përfitime ekonomike dhe adreson shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.  Administrata Demokratike e Joe Biden, e cila pretendon një qasje diplomatike ndaj Iranit dhe një përpjekje për t'u rikthyer në marrëveshjen bërthamore, jo vetëm që nuk ka treguar vullnet të mirë, por ka ecur në drejtim të politikave të dështuara të administratës së Donald Trump dhe rritjes së sanksioneve kundër Iranit. Negociatat për heqjen e sanksioneve do të rifillojnë si rezultat i bisedimeve mes ministrit të jashtëm iranian dhe shefit të politikës së jashtme të BE-së të shtunën dhe ky është shansi i fundit për Shtetet e Bashkuara për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, të besueshëm dhe të verifikueshëm për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Iranin. Republika Islamike e Iranit ka treguar edhe një herë guximin dhe vullnetin e saj maksimal duke rënë dakord të marrë pjesë në negociatat që synojnë heqjen e sanksioneve dhe ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.  Delegacionet negociuese pritet të kthehen në Vjenë në ditët në vijim dhe të rifillojnë bisedimet.