Rusia rrethoi qytetin e Severodonetsk
Rusia rrethoi qytetin e Severodonetsk në rajonin Luhansk të Ukrainës.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Anadollit, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov në një deklaratë tha se qyteti i Severodonetsk në rajonin Luhansk të Ukrainës ishte pushtuar. Qyteti është tashmë plotësisht nën kontrollin rus pas muajsh konflikti të përgjakshëm dhe rraskapitës. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Kievi do të rimarrë të gjitha qytetet që kishte humbur në luftën me Rusinë, përfshirë qytetin Severodonetsk. Kryetari i qytetit lindor të Ukrainës, Severodonetsk, të shtunën tha se forcat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit. Një komandant i lartë ushtarak në Ukrainë tha se ushtria vendosi të evakuohej sepse numri i të vdekurve në zonat e luftës mund të rritet çdo ditë. Kjo është humbja më e madhe e Ukrainës në fushën e betejës me Rusinë, duke i dhënë fund luftimeve intensive të disa muajve në këtë qytet. Rënia e qytetit të Severodonetsk, shtëpia e rreth 100,000 njerëzve, ishte fitorja më e madhe e Rusisë që nga pushtimi i qytetit port të Mariupolit muajin e kaluar dhe ndryshimit të kushteve në fushën e betejës në lindje të Ukrainës.