Gjermanët protestojnë ndaj politikave të G7
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129226-gjermanët_protestojnë_ndaj_politikave_të_g7
Burime mediatike raportuan të dielën pasdite, se qytetarët gjermanë po zhvillonin një tubim në shenjë proteste ndaj samitit të G7.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 26, 2022 16:23 Europe/Tirane
  • Gjermanët protestojnë ndaj politikave të G7

Burime mediatike raportuan të dielën pasdite, se qytetarët gjermanë po zhvillonin një tubim në shenjë proteste ndaj samitit të G7.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, një numër i qytetarëve gjermanë mbajtën një tubim pranë vendit të samitit të G7, duke protestuar për indiferencën e liderëve të pranishëm në këtë samit ndaj problemeve aktuale të botës. Samiti i G7 do të zhvillohet nga e diela deri të martën pranë Garmisch-Partenkirchen në shtetin gjerman të Bavarisë. Në prag të takimit, qeveria gjermane ka vënë në rendin e ditës masa të rrepta sigurie për ta mbrojtur atë dhe ka vendosur mijëra policë në vende të ndryshme. Samiti i G7 i këtij viti zhvillohet në Kështjellën Elmau në Bavari, në të njëjtin vend si në vitin 2015, kur Gjermania mbajti për herë të fundit presidencën e G7. Kostot vetëm për sigurinë llogariten në 180 milionë euro. Kjo paguhet nga qeveria federale dhe shteti i Bavarisë. Samiti i G7 i këtij viti është lënë në hije nga lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj të gjera, nga mungesa e energjisë deri te kriza ushqimore. Popullsia e vendeve të G7 përbën vetëm rreth 10 përqind të popullsisë së botës, por gjeneron rreth 45 përqind të të ardhurave bruto globale. Pra, G7 janë vendet veçanërisht të pasura. Edhe nëse nuk mund të bien dakord për ndonjë rezolutë detyruese, qëndrimet e tyre të formuluara së bashku kanë peshë të konsiderueshme politike. Kritika më e madhe është se interesat e tyre dominojnë dhe, mbi të gjitha, se Jugut i kushtohet shumë pak vëmendje. Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë rregullisht që G7 të luftojë më intensivisht shkaqet e urisë dhe kërkojnë të ndajë më shumë para për këtë qëllim.