Sanksionet të reja amerikane kundër 100 institucioneve dhe personaliteteve ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129306-sanksionet_të_reja_amerikane_kundër_100_institucioneve_dhe_personaliteteve_ruse
Departamenti amerikan i Thesarit në faqen e tij zyrtare njoftoi se kishte vendosur sanksione të reja ndaj 100 institucioneve dhe individëve rusë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 29, 2022 05:51 Europe/Tirane
  • Sanksionet të reja amerikane kundër 100 institucioneve dhe personaliteteve ruse

Departamenti amerikan i Thesarit në faqen e tij zyrtare njoftoi se kishte vendosur sanksione të reja ndaj 100 institucioneve dhe individëve rusë.

Pas luftës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët e saj, njëkohësisht me dërgimin e pajisjeve të rënda ushtarake në Kiev, kanë ushtruar presion të paparë ekonomik mbi Rusinë. Sipas IRNA; Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen në një deklaratë tha: Sanksionet ndaj industrisë ruse të mbrojtjes minojnë aftësitë e presidentit rus Vladimir Putin dhe bëhen një pengesë më e madhe për luftën e tij kundër Ukrainës. Rusia aktualisht po përballet me një moral të dobët, zinxhirë të thyer furnizimi dhe dështime logjistike. Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka vendosur sanksione të reja ndaj kompanisë ruse të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore Rostek. Një deklaratë nga Departamenti i Thesarit i SHBA thotë: Kompania Rostak përmbledh më shumë se 800 institucione në sektorë të ndryshëm, tek të cilat Rostak zotëron 50% ose më shumë aksione. Prodhuesi i avionëve luftarakë rusë MiG-Sukhoi, gjithashtu është sanksionuar.  Departamenti amerikan i Thesarit tha se masa ka për qëllim minimin e aftësisë së Rusisë për të vazhduar sulmet e saj ajrore në Ukrainë. Topolov, prodhuesi i bombarduesve strategjikë dhe avionëve transportues të Rusisë, është gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA. Sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë synojnë dhe gjithashtu ndalojnë importin e arit me origjinë ruse, me përjashtim të arit që është jashtë Rusisë. Masa synon të godasë eksportet më të mëdha joenergjetike të Rusisë.