Kelicdaroglu kërcënon Arabinë Saudite, Izraelin dhe Greqinë
(last modified Wed, 29 Jun 2022 08:21:19 GMT )
Qershor 29, 2022 10:21 Europe/Tirane
  • Kelicdaroglu kërcënon Arabinë Saudite, Izraelin dhe Greqinë

Kreu i partisë opozitare turke njoftoi se regjimi sionist, Arabia Saudite dhe Greqia do të ndëshkohen për veprimet që kanë ndërmarrë vitet e fundit.

Kelicdaroglu, i cili udhëheq Partinë Popullore Republikane (CHP) në opozitë dhe është një nga kandidatët e partisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Tëitter tha: Turqia ka "vija të kuqe" në trajtimin e Riadit, Tel Avivit dhe Athinës dhe Arabia Saudite dhe Izraeli do të paguajnë për veprimet e tyre ndërsa Greqia do të duhet të presë për një veprim reciprok. Duke iu referuar sulmit të regjimit sionist ndaj një autokolone ndihmash në Gaza, ku u vranë nëntë aktivistë turq, Kelicdaroglu shtoi: Martirizimi i qytetarëve turq në ujërat ndërkombëtare ka një kosto dhe Izraeli e di se çështja nuk ka mbaruar. Deklarata nga lideri i partisë opozitare turke u bë pasi ai u takua me familjen e një aktivisti turk të vrarë nga forcat pushtuese izraelite. Kelicdaroglu më tej kritikoi Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, i cili kishte vizituar së fundmi Ankaranë, duke thënë: Vrasja në tokën turke ka koston e saj dhe llogaria e bin Salmanit nuk është pastruar, ai mund ta kthejë Erdoganin në lodër, por Princi i Kurorës do të duhet të paguajë për atë që bëri në tokën turke. Kelicdaroglu  iu referua vrasjes brutale të Jamal Khashoggi, një gazetari kritik saudit, i cili u vra nga agjentët e Riadit në Turqi në vitin 2018.  Kohët e fundit Ankaraja ia ktheu çështjen e vrasjes së Khashoggi Arabisë Saudite. Kelicdaroglu gjithashtu kërcënoi Greqinë me rezistencë "nacionaliste" dhe paralajmëroi për pushtimin e Qipros në vitin 1974, të udhëhequr nga Partia Popullore Republikane.

Tags