Turqia pranon që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO
(last modified Wed, 29 Jun 2022 08:21:24 GMT )
Qershor 29, 2022 10:21 Europe/Tirane
  • Turqia pranon që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, konfirmoi të martën se Turqia kishte rënë dakord me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Sipas IRNA, ministrat e jashtëm të Turqisë, Suedisë dhe Finlandës nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në samitin e NATO-s në Madrid të Spanjës, sipas të cilit Turqia pranon që Finlanda dhe Suedia t'i bashkohen aleancës mbrojtëse të NATO-s.  “Bisedimet kanë përfunduar”, tha Stoltenberg. “Tani kemi arritur një marrëveshje që do t'i hapë rrugën Finlandës dhe Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n. Në mes të luftës në Ukrainë dhe rritjes së presionit perëndimor ndaj Rusisë, marrëveshja e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të konsiderohet si përparimi më i madh në samitin e NATO-s të kësaj jave në Madrid. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kundërshtuar prej kohësh kërkesën e vendeve nordike për shkak të mbështetjes së tyre ndaj grupeve separatiste që Turqia i konsideron terroriste.  

Tags