Amerika njoftoi dërgimin e ngarkesave të reja ushtarake në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129414-amerika_njoftoi_dërgimin_e_ngarkesave_të_reja_ushtarake_në_ukrainë
Pentagoni njoftoi një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë 820 milionë dollarë, duke përfshirë raketa, mortaja dhe pajisje mbrojtëse kundërajrore për t'u përballur me ushtrinë ruse në jug dhe në lindje të këtij vendi të shkatërruar nga lufta.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 02, 2022 04:20 Europe/Tirane
  • Amerika njoftoi dërgimin e ngarkesave të reja ushtarake në Ukrainë

Pentagoni njoftoi një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë 820 milionë dollarë, duke përfshirë raketa, mortaja dhe pajisje mbrojtëse kundërajrore për t'u përballur me ushtrinë ruse në jug dhe në lindje të këtij vendi të shkatërruar nga lufta.

Ky grup i pajisjeve ushtarake përfshin dy sisteme kundërajrore, katër radarë kundër baterive, raketa të reja amerikane "Highmars" që hynë së fundi në fushën e betejës dhe deri në 150,000 mortaja 155 mm. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Todd Brisill, në një deklaratë bëri të ditur se: "Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për t'i siguruar Ukrainës pajisjet që i nevojiten në fushë betejë." Departamenti Amerikan i Mbrojtjes shtoi: Pajisja e Ukrainës me dy sisteme të mbrojtjes ajrore "NASAMS" i hap rrugën kalimit të vendit nga armët sovjetike në sistemet e NATO-s (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut). Pentagoni theksoi se tërheqja e Rusisë nga ishulli i gjarpërinjve do të lehtësonte mbrojtjen e qytetit port të Odessas dhe hapjen e korsive të transportit.