Rusia dhe Venezuela zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129504-rusia_dhe_venezuela_zgjerojnë_bashkëpunimin_në_fushën_e_energjisë
Ministri i Jashtëm i Venezuelës Carlos Faria tha të hënën se Moska dhe Karakasi do të vazhdojnë të zhvillojnë bashkëpunimin e tyre në sektorin e naftës për të anashkaluar sanksionet perëndimore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 04, 2022 20:57 Europe/Tirane
  • Rusia dhe Venezuela zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e energjisë

Ministri i Jashtëm i Venezuelës Carlos Faria tha të hënën se Moska dhe Karakasi do të vazhdojnë të zhvillojnë bashkëpunimin e tyre në sektorin e naftës për të anashkaluar sanksionet perëndimore.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, Faria gjatë një takimi me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë tha: "Që nga rifillimi i marrëdhënieve midis dy vendeve, bashkëpunimi në sektorin e energjisë nuk ka pushuar kurrë. Jemi duke punuar në projekte të përbashkëta me kompanitë ruse dhe vazhdojmë t'i thellojmë këto bashkëpunime". Duke nënvizuar pikëpamjen negative të Karakasit për përpjekjen e SHBA-së për të vendosur sanksione, Faria i quajti sanksionet e SHBA kundër Rusisë të panevojshme dhe që kanë efektin e dëmtimit të qytetarëve të zakonshëm amerikanë dhe evropianë. Zyrtari venezuelian shtoi se sisteme alternative financiare ishin krijuar nga Kina, Rusia dhe India për të anashkaluar sanksionet dhe që nga vendosja e këtyre sanksioneve, gjithnjë e më shumë vende ndërveprojnë me Rusinë pa pasoja shqetësuese.Në këtë kuadër, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se heqja e sanksioneve kundër Venezuelës dhe Iranit do të çlironte nga 2 deri në 2.5 milionë fuçi naftë në ditë. Zyrtari rus gjithashtu shtoi: “Ne kemi qenë gjithmonë kundër sanksioneve kundër naftës venezueliane dhe iraniane. Ne besojmë se vendosja e këtyre sanksioneve ishte e paligjshme".