Shtohet numri i ministrave britanikë që japin dorëheqjen
Pozicioni i Kryeministrit britanik Boris Johnson është tronditur nga një sërë dorëheqjesh nga kolegë dhe ministra që besojnë se ai nuk është një kryeministër i mirë.
Pas dorëheqjes së më shumë se 30 zyrtarëve, disa përfaqësues besojnë se ai nuk mund t’i plotësojë ato pozicione në një kohë kur qeverisë i kërkohet t’i përgjigjet rritjes së kostos së jetesës dhe të mbështesë një ekonomi, rritja e së cilës po ngadalësohet dhe kërcënohet me recesion. Fati i tij mund të vendoset që më vonë të mërkurën, kur i ashtuquajturi Komiteti i vitit 1922 mblidhet për të vendosur rregullat për votëbesimin. Zëdhënësi i Johnsonit tha se kryeministri beson se do t’i mbijetonte një votimi të tillë. “Detyra e kryeministrit në rrethana të vështira” është të vazhdojë punën, tha Johnson duke shtuar “Unë do ta bëj atë”. Më herët, ai u përpoq të tregonte autoritetin duke emëruar shpejt si ministër të financave Nadhim Zahawin, një politikan popullor brenda Partisë Konservatore. Por performanca e Johnson në parlament hasi në një përgjigje brutale, shkruan Reuters. Pozicioni i vështirë në të cilin ndodhet u tregua kur disa kolegë të tij nga pushteti nuk arritën të përmbaheshin së qeshuri, ndërsa kreu i opozitës i tha se ishte kreu i “brigadës së lehtë”. Ish-ministri i shëndetësisë Sajid Javid gjithashtu e sulmoi atë, duke përmendur të gjitha aferat dhe gafat e Kryeministrit britanik. “Në një moment ne duhet të vendosim se është shumë. Kjo pikë është sot”. Ndryshe, sipas një sondazhi të YouGov, 69 për qind e britanikëve janë dakord me ish-ministrin.