Suedia dhe Finlanda ekstradojnë "terroristët" në Turqi
(last modified Wed, 06 Jul 2022 17:05:06 GMT )
Korrik 06, 2022 19:05 Europe/Tirane
  • Suedia dhe Finlanda ekstradojnë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Suedia kishte premtuar të ekstradonte 73 “terroristë” dhe kishte dërguar tashmë tre ose katër prej tyre.

E përditshmja turke pro-qeveritare Hurriyet publikoi një listë me 45 persona, duke përfshirë 33 të kërkuar nga Suedia dhe 12 nga Finlanda. Turqia është veçanërisht e prirur në kërkesën për dorëzimin e individëve që i konsideron të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të konsideruar si një grup terrorist nga BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Ajo është gjithashtu pas ndjekësve të klerikut turk në mërgim, Fethullah Gulen. Gylenistët fajësohen nga Turqia për një grusht shteti të dështuar kundër presidentit Erdogan në vitin 2016. Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me aleancën mbrojtëse të Perëndimit pasi Rusia nisi luftën e saj në Ukrainë. Turqia ishte e vetmja nga 30 vendet anëtare të NATO-s që bllokoi aplikimin e tyre derisa të dy shtetet nordike ranë dakord për një sërë kërkesash – duke përfshirë dorëzimin e individëve me lidhje të dyshuara me terrorizmin. Parlamentet në të 30 vendet e NATO-s do të duhet të miratojnë Suedinë dhe Finlandën si anëtarë dhe kjo përfshin ligjvënësit turq. Nëse kërkesat e Turqisë refuzohen, ajo mund të tërheqë mbështetjen e saj për pranimin e vendeve nordike në NATO. Sidoqoftë, kornizat ligjore në Suedi dhe Finlandë e bëjnë shumë të vështirë për Turqinë të ekstradojë llojin e njerëzve që dëshiron.

 

Tags