Çfarë do bëjë Rusia pas marrjes së Luhanskut?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i129526-Çfarë_do_bëjë_rusia_pas_marrjes_së_luhanskut
Tridhjetë vendet anëtare të NATO-s nisën procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës të martën, më 5 korrik, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 06, 2022 14:43 Europe/Tirane
  • Çfarë do bëjë Rusia pas marrjes së Luhanskut?

Tridhjetë vendet anëtare të NATO-s nisën procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës të martën, më 5 korrik, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Veprimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO u zhvilluan në një situatë ku këto dy vende gjatë dekadave të fundit kishin adoptuar tradicionalisht një politikë neutraliteti, por pas konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, Stokholmi dhe Helsinki dëshiruan të anëtarësohen në NATO dhe të braktisin politikën e neutralitetit. Pyetja tani është se cili është programi i ushtrisë ruse për fazën tjetër të luftës në Ukrainë? Ruajtja e zonave të pushtuara, mohimi i daljes së Ukrainës në brigjet e Detit të Zi dhe vendosja e një lidhjeje tokësore midis territorit rus dhe gadishullit të Krimesë mund të jetë një fitore vendimtare për ushtrinë ruse. Pas kapjes së plotë të provincës së Luhanskut nga ushtria ruse, e cila u arrit me fitoren e saj në betejën e qyteteve Severodonetsk dhe Lysychansk, objektivi tjetër i ushtrisë ruse tashmë është pothuajse i qartë: kontrolli total i provincës Donetsk. Ushtria ruse humbi shumë kohë duke pushtuar zonat e fundit të provincës Luhansk dhe pësoi humbje të mëdha materiale. Megjithatë, Moska ende ka përparësinë dhe fuqinë e shumëfishtë të zjarrit në krahasim me ushtrinë ukrainase, dhe rrafshnaltat e mbetura në rrugën drejt qyteteve të rëndësishme të provincës Donetsk, si Sloviansk dhe Kramatorsk, nuk kanë gjasa të jenë në gjendje të pengojnë avancimin e mëtejshëm të ushtrisë ruse. Duket se komanda ruse po shqyrton një strategji me dy faza për të vazhduar përparimin nga fronti perëndimor i Lysychansk: Së pari, kapja e tre qyteteve Seversk, Soledar dhe Bakhmut, të vendosura njëri pranë tjetrit nga veriu në jug, pastaj sulmi përfundimtar drejt dy qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk si objektivat kryesore të operacionit në frontin lindor. Kjo duke si një fitore vendimtare për ushtrinë ruse, me kusht që Rusia të mund të zmbrapsë kundërsulmet e ardhshme të ushtrisë ukrainase, e cila do të pajiset gjithnjë e më shumë me pajisje moderne ushtarake nga vendet perëndimore. Mëngjesin e kësaj të marte, ushtria ruse sulmoi me 11 raketa kruiz pozicionet e forcave ukrainase në qytetin Mykolaiv, qytetin Pokrovsk në provincën e Donetskut dhe qytetin Shostka në veri të provincës Sumy. Sipas ushtrisë ukrainase, shtatë raketa u hodhën drejt rajonit Pokrovsk dhe sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase arritën të shkatërrojnë gjashtë prej tyre. Sipas Zëdhënësit të Komandës së Përbashkët të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Forcat Detare të Ushtrisë së Ukrainës hynë në ishullin e Gjarpërinjve dhe ngritën atje flamurin e Ukrainës. Ishulli i Gjarpërinjve luan një rol të rëndësishëm në transportin detar të Ukrainës në Detin e Zi. Prandaj, Rusia pritet të monitorojë veprimet e Ukrainës në këtë ishull dhe në ujërat veriore të Detit të Zi dhe të nisë një sulm ajror. Lufta prej më shumë se pesë muajsh në Ukrainë, ka shkaktuar dëme të pallogaritshme, duke e kthyer vendin në gërmadha.