Ankesa e Greqisë kundër Turqisë në Parlamentin Evropian
(last modified Wed, 06 Jul 2022 18:17:56 GMT )
Korrik 06, 2022 20:17 Europe/Tirane
  • Ankesa e Greqisë kundër Turqisë në Parlamentin Evropian

Kryeministri i Greqisë u ankua ndaj Turqisë në Parlamentin Evropian dhe kërkoi një embargo armësh ndaj këtij vendi.

Duke iu referuar zhvillimeve në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor, Kariakos Mitsotakis tha: "Greqia nuk do të lejojë askënd të vërë në dyshim sovranitetin e saj kombëtar dhe integritetin territorial". Kryeministri i Greqisë, duke mohuar pretendimet për keqtrajtim të refugjatëve dhe largimin e tyre nga kufijtë grekë, gjë që u përball me reagime të forta nga Parlamenti Europian, tha se refugjatët janë dërguar në detin Egje me dijeninë e Turqisë. Duke ngritur çështjen e embargos së armëve kundër Turqisë dhe duke vënë në dukje se çdo vend evropian ka të drejtë të eksportojë armë, Mitsotakis shtoi: “Tani jemi përballë një Turqie që dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian dhe ky vend po minon qartë sovranitetin e një vendi tjetër që është anëtar në Bashkimin Evropian. Prandaj vendet evropiane duhet të tregojnë ndjeshmërinë e nevojshme për shitjen e armëve vendeve të treta".

 

Tags