NATO arabo-izraelite, mbulesë për një NATO të fshehtë?
(last modified Wed, 06 Jul 2022 18:47:50 GMT )
Korrik 06, 2022 20:47 Europe/Tirane
  • NATO arabo-izraelite, mbulesë për një NATO të fshehtë?

Sipas liderit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, Azia Qendrore rrezikon të bëhet skena e një beteje të re për nënndarjen e botës nga Perëndimi dhe Kina.

"Azia Qendrore së shpejti mund të bëhet fusha e betejës së ardhshme për ndarjen e re të botës", paralajmëroi ai të dielën më 3 korrik. “Azia Qendrore, ashtu si ne, e ka gjetur veten në konflikt: nga njëra anë, evropianët, amerikanët dhe nga ana tjetër, Kina, e cila ndihmon shumë Azinë Qendrore të mbijetojë”, tha kreu i shtetit bjellorus. Lukashenko shtoi se kjo luftë mund të fillojë në një të ardhme shumë të afërt, sepse "simptomat e saj tashmë janë shfaqur". "Kryesorja është se në skenën ndërkombëtare janë shfaqur aktorë të rinj, të fuqishëm, të fortë. Dhe ata nuk pajtohen me strukturën unipolare të kësaj bote”, tha lideri bjellorus. Në fillim të këtij viti, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara duan të dominojnë rajonin dhe ata që rezistojnë "do të bombardohen". Shtetet e Bashkuara, të cilat dikur ishin poli i vetëm i botës, janë në ankth dhe të mposhtur në të gjitha frontet, por veçanërisht në frontin euroaziatik, ku janë bllokuar në batakun e Ukrainës. Uashingtoni është ende duke u marrë me kërcënimin kinez dhe projektin e Pekinit "Brezi i një rruge" që shtrihet nga Shangai përmes Rusisë dhe Iranit. Në këtë kontekst, një burim diplomatik rajonal i mirëinformuar, iu referua fushatës propagandistike të të ashtuquajturës "aleancë mbrojtëse arabo-izraelite" për të thënë: "Kjo aleancë ekziston vetëm në mendësinë e zyrtarëve izraelitë të sigurisë dhe ushtarakëve dhe padronëve të tyre amerikanë dhe jo të administratës Biden e cila është shumë larg strategjisë praktike amerikane. Objektivi aktual strategjik i Shteteve të Bashkuara në vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore është të arrijë mobilizimin strategjik kundër Kinës, Rusisë dhe Iranit. Mjetet e Uashingtonit për ta arritur këtë janë: - Regjimi i Erdoganit, i cili ofron trajnime ushtarake dhe ndihmë logjistike për të gjithë elementët që i shërbejnë strategjisë amerikane në rajon.

- Turqia kishte trajnuar më parë grupe të armatosura terroriste, të cilat destabilizuan ish-Republikën Sovjetike të Kazakistanit në fillim të këtij viti. Ishte inteligjenca ushtarake turke që mbikëqyri zbatimin e operacioneve të infiltrimit dhe parashutimit në aeroportin e Almaty pasi terroristët e armatosur morën kontrollin e këtij vendi.

- regjimi saudit, i cili financon tetëmbëdhjetë mijë organizata joqeveritare në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore, të cilat janë forca rezervë që i nënshtrohen Shteteve të Bashkuara, të cilat janë të gatshme të shkaktojnë revolucione me ngjyra ose të bëjnë sabotime.

- Katari dhe Emiratet kanë menaxhuar tre aeroporte kryesore afgane, që do të thotë kontroll indirekt i Shteteve të Bashkuara mbi këto objekte. Ky hap është i një rëndësie të madhe për transferimin e personelit dhe pajisjeve në Afganistan. Shtetet e Bashkuara i kërkojnë talebanët që të lejojnë organizatën terroriste MEK, e stehuar në Shqipëri, të veprojë nga toka afgane kundër Iranit në këmbim të heqjes graduale të bllokadës amerikane të vendosur ndaj fondeve afgane. Komanda Qendrore e SHBA-së ka transferuar më shumë se 3000 mbetje të grupit terrorist ISIS nga Iraku dhe Siria në guvernatorin afgan Badakhshan në verilindje të vendit, pranë kufirit kinez dhe taxhik.  Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas fushatës propagandistike të nisur nga sionistët mbi të ashtuquajturën NATO arabo-izraelite. Bëhet fjalë për largimin e vëmendjes nga veprimet amerikane në republikat e Azisë Qendrore, me qëllim kontrollin e tyre dhe përdorimin e tyre si platforma sulmuese apo si ura strategjike, kundër Republikës Popullore të Kinës në lindje, Federatës Ruse në veri dhe Republikës Islamike të Iranit në perëndim, për të destabilizuar aleancën lindore”.

 

Tags