Grevë dhe demonstratë e shoferëve të taksive në Itali
Taksistët në qytete të ndryshme të Italisë kanë nisur sërish një grevë 48-orëshe në shenjë proteste kundër politikave të qeverisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, mijëra taksistë italianë protestuan kundër projektligjit të qeverisë në lidhje me transportin e njohur si "konkurrencë" duke marshuar në rrugët qendrore të Romës, kryeqyteti i Italisë. Me këtë projektligj, qeveria italiane synon t'u japë më shumë privilegje kompanive të tjera të transportit urban në Itali, veçanërisht kompanive online dhe të internetit si Uber. Taksistët i kërkuan qeverisë italiane të heqë nenin 10 të ligjit të konkurrencës së lirë, që lidhet me transportin e udhëtarëve në qytete, por qeveria nuk pranoi kërkesën e tyre. Protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë grevën dhe demonstratat e tyre nëse qeveria nuk ndalon së miratuari këtë projektligj. Kjo ndodhi ndërkohë që javën e kaluar, në të njëjtën kohë në vende të ndryshme europiane u mbajtën protestat e punëtorëve për pagat e ulëta, gjë e cila ka nisur me një valë të gjerë grevash në sektorin e aviacionit të kontinentit europian. Punëtorët e linjave ajrore në Britani, Itali, Francë dhe Spanjë kanë nisur grevat e tyre dhe kanë kërkuar që punëdhënësit në këto vende të përmirësojnë kushtet e punës dhe të rrisin pagat. Ditët e fundit qindra fluturime janë anuluar në qytete të ndryshme evropiane për shkak të mungesës së personelit në aeroporte.