Korrik 08, 2022 07:52 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian është i lumtur për largimin e Johnson

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Irlandës, të cilët janë munduar prej muajsh se si të zbatojnë marrëveshjen e Brexit me Anglinë, janë shprehur të lumtur për dorëheqjen e Johnson.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Republikës së Irlandës, të cilët prej muajsh po përballen me sfida për zbatimin e marrëveshjes së Brexit me Anglinë, shprehën lumturinë e tyre për dorëheqjen e Johnson dhe shprehën shpresën se do të jenë në gjendje të gjejnë zgjidhjen e problemeve ekzistuese me inaugurimin e kryeministrit të ri. Pas dorëheqjes së Johnson, Michel Barnier, ish-kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, tha: Dorëheqja e Johnson dhe ardhja e një kryeministri të ri mund të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian. Ndërkohë, Bernard Long, kryetari i komitetit të biznesit të Parlamentit Evropian, e përshkroi Boris Johnson si një njeri të etur për pushtet, i cili vazhdimisht kërkonte të nxiste egon e tij. Ai shtoi: "Tani Bashkimi Evropian është duke pritur me padurim zëvendësuesin e Boris Johnson dhe reagimin e tij ndaj marrëveshjes së arritur midis Bashkimit Evropian dhe Anglisë dhe mbi mënyrën se si të zbatohet marrëveshja e Brexit". Guy Verhofstadt, ish-koordinator i marrëveshjes së daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, gjithashtu pas dorëheqjes së Johnson tha: "Ashtu si miku i tij Donald Trump, mbretërimi i Johnson përfundoi me një skandal".

 

Tags