Vazhdimi i ndihmës kanadeze me armë për Ukrainën
Ministrja e Mbrojtjes e Kanadasë njoftoi dërgimin e 39 automjeteve të blinduara në Kiev në vazhdim të ndihmës kanadeze me armë për Ukrainën.
Sipas raportit të Reuters, të premten në mëngjes Ministrja e Mbrojtjes e Kanadasë Anita Anand njoftoi: Otava do të dërgojë 39 automjete të blinduara të prodhuara nga General Dynamics në Ukrainë në fund të kësaj vere (2022), dhe brenda disa muajve të ardhshëm në Ukrainë do të dorëzohen 360 automjete të tjera të blinduara. Ministrja e Mbrojtjes e Kanadasë gjithashtu shtoi : Këto 39 automjete janë përveç 360 mjeteve të blinduara për të cilat qeveria kanadeze nënshkroi një kontratë me General Dynamics në vitin 2019. Kryeministri kanadez Justin Trudeau përmendi dërgimin e këtyre pajisjeve në Ukrainë javën e kaluar në fund të takimit të NATO-s në Madrid. Këto automjete janë pjesë e mbështetjes ushtarake prej 500 milionë dollarësh të Kanadasë për Ukrainën. Dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë ka zemëruar Moskën, ndërsa më parë presidenti rus Vladimir Putin kishte paralajmëruar se dërgimi i armëve perëndimore, veçanërisht nga NATO, në Ukrainë, konsiderohet si një objektiv legjitim për forcat ruse dhe se Rusia do t'i shënjestrojë ato brenda territorit të Ukrainës.